1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Tërnava-Prokurorisë: Predikimet e Shefqet Krasniqit nuk janë as etike as në përputhje me Islamin (Dokument)

Në përballje me Prokurorinë Speciale, nën dyshimin se ka ligjëruar gjuhë të urrejtjes si imam, Shefqet Krasniqi ka ngelur i vetëm. Kundër tij është vënë edhe Kryesia e BIK-ut e udhëhequr nga Myftiu Naim Tërnava, konstatojnë dokumentet që ka siguruar Gazeta Express

Në procedurën penale kundër tij, imamin kontrovers të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që është dhe njëri nga profesorët kryesorë të Fakultetit të Studimeve Islame të kësaj bashkësie, po e lënë vetëm edhe shefat e tij.
Kështu, Kryesia e BIK-ut që drejtohet nga Myftiu Naim Tërnava, po bashkëpunon me Prokurorin Special Elez Blakaj, kundër imamit Krasniqi.
Në komunikimet në mes të Prokurorit dhe Kryesisë së BIK-ut, që i posedon Gazeta Express, këta të fundit konstatojnë që ligjëratat e Shefqet Krasniqit, që deri në fillim të këtij viti e ka drejtuar xhaminë kryesore në vend, xhaminë “Sulltan Fatih”- e njohur si Xhamia e Madhe në Prishtinë, janë në kundërshtim edhe me vetë parimet e fesë islame.
Prokurori Blakaj e kishte kërkuar një interpretim nga BIK-u në lidhje me ligjëratat e imamit Krasniqi të publikuara në YouTube më herët, ligjëratat “Revolucioni Sirian” dhe “Ndihmojeni Sirinë”, por edhe për materiale të tjera që i dërgoi në BIK.
BIK’u në përgjigjen e tyre për Prokurorin Special thonë se dy ligjëratat në fjalë “nuk janë në frymën parimore islame” dhe se interpretimi i pjesëve të ndryshme të librit të shenjtë islam, Kur’anit, është bërë jashtë kontekstit kohor.
BIK tutje konstaton se gjuha e përdorur nga imami Krasniqi nuk është në frymën e predikimit tradicional në vend dhe nuk përkon as me etikën e komunikimit me masën.
“Gjuha e vrazhdë gjatë predikimeve fetare nuk përkon me frymën pozitive të Kushtetutës, rregulloreve dhe akteve tjera normative të Bashkësisë Islame të Kosovës”, konstaton BIK dhe shkon madje edhe më tutje duke i thënë Prokurorit se Këshilli lokal i BIK në Prishtinë nën urdhërate e të cilit duhej të punonte imami tashmë nën hetime nuk ka dhënë leje që të publikohen këto ligjërata.

Këto ligjërata që i posedon Gazeta Express janë ndër ligjëratat e shumta ku Krasniqi përlotet, siç e kishte bërë ai zakon sa ishte imam në Xhaminë e Madhe duke qarë për çdo te premte. Por, ajo që i dallon këto ligjërata është edhe ilustrimi i tyre me krime bëra nga regjimi i Presidentit sirian, Bashar Al-Asad ndaj popullatës civile atje, që janë konsideruar edhe si nxitje që të rinjtë që e panë këtë ligjëratë drejtpërsëdrejti në xhami ose ata mijëra të tjerë në YouTube  rrjete tjera sociale të i bashkoheshin rezistencës atje.
Express në gusht të këtij viti pati raportuar se një kërkesë për vazhdimin e hetimeve kundër imamit kontrovers Krasniqi ishte deponuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Në kërkesën që e pati siguruar Express Prokuroria përmend edhe persona të tjerë që janë pjesë e hetimit kundër grupit ku imami Krasniqi përket, përfshirë edhe drejtues OJQ’’sh islamike të mbyllura për aktivitete antikushtetuese dhe persona, Prokuroria lypte afat shtesë, derisa afati fillestar i planifikuar për hetimin e një vepre penale është dy vite, por me një mundësi vazhdimi edhe për gjashtë muaj shtesë, sipas kodit të procedurës penale.
Në verën e vitit 2014 Prokuroria e Kosovës kishte ngritur një pistë të gjerë hetimesh kundër kosovarëve të përfshirë në konfliktet e armatosura jashtë vendit, kryesisht në lëvizjen xhihadiste në Siri e Irak, përkrah organizatave terroriste si Shteti Islamik (ISIS) e “Xhabhatu Al-Nusra”- dega e Al’Kaedas në Siri.

Në kuadër të mbi 40 arrestimeve që ndodhën ato ditë, njësitet e specializuar të Policisë së Kosovës patën arrestuar edhe disa imamë të BIK’ut si Shefqet Krasniqi, Enes Goga, Eroll Nesimi, Idriz Bilibani, Zekirja Qazimi , Dardan Gjuka, Mazllam Mazllami, Bedri Robaj, Ekrem Avdiu, Enis Rama.
Pjesa më e madhe e tyre tashmë ose janë akuzuar, ose janë dënuar, siç është rasti i  Zekirja Qazimit që Gjykata në Ferizaj e ka shpallur fajtor për veprime terroriste, për aktivitetin e kriminal të të cilit emisioni hulumtues i Zona Express pati transmetuar dokumentarin “Kampet e Zeza”.
Lidhjet e BIK’ut me terrorizmin shkojnë përtej arrestimit  e dënimit të punonjësve të saj për veprime terroriste, lidhja me ISIS’in e “Xhabhatu al-Nusra’në”, ku një ish-imam i tyre, Ridvan Haqifi aktualisht udhëheq me krejt xhihadistët shqiptarë në ISIS është komandanti i tyre atje, dhe nga atje përmes një video ka kërcënuar me sulme edhe ndaj Kosovës.
Përfshirja e kosovarëve në konfliktin sektar në Siri e Irak i ka kushtuar vendit me mbi 300 qytetarë që direkt janë përfshirë në aktivitetet terroriste-pjesëmarrje në grupe terroriste, dhe me afro 60 prej të cilëve edhe kanë humbur jetën atje, sipas raporteve zyrtare të Qeverisë.
Së fundi edhe kosovarë të tjerë i janë bashkuar grupeve terroriste në Siri, kurse agjencitë lokale të sigurisë të ndihmuara nga agjencitë izraelite të sigurisë parandaluan një sulm të mundshëm terrorist të lojën e futbollit në mes të Shqipërisë e Izraelit.
Gazeta Express javë më parë ka publikuar identitetin e të gjithë anëtarëve të këtij grupi të dyshuar terroristësh 18 sosh, që dyshohet se janë të lidhur me këtë planifikim për sulm kandër kombëtares izraelite që aktualisht pjesa më e madhe e tyre janë në paraburgim. /GazetaExpress/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img