0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tërnava nga Ura e Ibrit: Xhamia duhet të ndërtohet

Myftiu Naim Tërnava sot ka vizituar qytetin e Mitrovicës për të vizituar vendin e xhamisë tek Ura e Ibrit ku janë duke u bërë punimet për revitalizimin e urës së Ibrit.
Ai këtë vizitë e ka bërë së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Tërnava tha se kanë qenë të shqetësuar nga deklaratat e shumta që kanë lexuar në lidhje me mosndërtimin e xhamisë tek ura e Ibrit.
“Sigurisht edhe ne si Bashkësi Islame kemi qenë të shqetësuar me deklaratat të cilat kemi pasur rastin t’i lexojmë, prandaj kemi ardhur sot në Mitrovicë që për së afërmi dhe praktikisht të shohim dhe të bindemi me atë se parcela vakufnore ku ka qenë e ndërtuar xhamia nuk përfshihet në planet siç është shkruar se aty do të jetë një stadium tenisi apo diçka tjetër”, tha ai.
Sipas tij, BIK-u nuk do të heq dorë asnjëherë me asnjë çmim nga parcela dhe nga ndërtimi i xhamisë.
“Kjo xhami duhet të ndërtohet, pavarësisht dëshiron ose nuk dëshiron dikush”, ka thënë ai.
Kujtojmë se ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i BIK-ut, Resul Rexhepi, kishte deklaruar se në atë vend ka qenë xhamia dhe do të bëhet xhamia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img