4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Tërnava në Stamboll: Fëmijët tanë të shkollohen në Turqi, na duhet ndihmë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava ka shprehur në një konferencë fetare e cila po zhvillohet në Stamboll, se pas luftës është rritur numri i shkollave fetare në Kosovë. Sipas tij duhet bërë diçka për të ardhmen e myslimanëve dhe ka kërkuar që Turqia të fokusohet edhe më shumë në Ballkan.

Tërnava mendon se çdo vit duhet të dërgohen fëmijët e Kosovës për studime në Turqi, transmeton  Koha.net.
“Numri i shkollave tona dalëngadalë është duke u rritur. Duhet të bëjmë diçka për të ardhmen dhe për të forcuar të ardhmen tonë. Turqia duhet të fokusohet edhe më shumë në Ballkan. Çdo vit duhet të dërgohen fëmijët tanë në shkollat në Turqi. Por, nuk mund të marrim mbështetje nga buxheti i shtetit. Prandaj është e barrë e rëndë ti edukojmë fëmijët tanë. Në këtë aspekt ndihma e Turqisë është shumë e rëndësishme” tha Tërnava.
Ai në fjalën e nuk ka lenë pa kujtuar edhe Osmanët. Duke folur në emër të Ballkanit Ternava ka thënë se pas rënies së shtetit Osman janë mbyllur të gjitha institucionet fetare në ballkan.
Kreu i myslimanëve të Kosovës këto deklarata i tha në Stamboll në punimet e Këshillit të 9-të Islamik i Euroazisë me temë “Islami në Euroazi: Bashkim, solidaritet dhe perspektiva e ardhmes kundër abuzimit fetar”  e cila organizohet nën kujdesin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img