Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, i cili e ka quajtur “grup terrorist” organizatën e Fetullah Gulenit, ka bërë edhe një deklaratë tjetër interesante, duke e quajtur të dërguarin e Zotit presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Komentet e tij Myftiu Tërnava i ka bërë gjatë një samiti në Turqi me klerikë myslimanë nga Evropa dhe Azia.
Duke madhëruar figurën e Erdoganit, siç citon Koha.net, myftiu Tërnava ka thënë se “… ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan. Jemi me fat”.