Site icon PrishtinaPress

Tërnava: Dënojmë dhunën ndaj gazetarit Valon Syla (VIDEO)

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, ka folur rreth sulmit që ka ndodhur para disa ditësh ndaj gazetarit Valon Syla.

Tërnava tha se Bashkësia Islame e Kosovës e dënon dhunën ndaj Sylës.

“Në Kuran në mënyrë decidive shkruan: “Nuk ka dhunë në fe”. Nga kjo e kuptojmë se islami e lufton çdo formë të dhunës, qoftë ajo fizike, psikologjike, verbale, materiale apo çfarëdo dhunë qoftë ajo. Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë në vazhdimësi, është dhe do të jetë kundër çdo lloj dhune, në veçanti asaj fizike, që është e padrejtë të përdoret ndaj kujtdo qoftë ajo”, tha Tërnava.

Kreu i BIK ndër të tjera foli edhe rreth çështjes së përdhosjes së flamurit kombëtar.

Naim Tërnava, tha se flamuri në fenë islame është shenjtëri.

/PrishtinaPress/

Exit mobile version