Site icon PrishtinaPress

Tërnava deklarohet për sulmin ndaj Valon Sylës dhe përdhosjen e flamurit kombëtar

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka deklaruar se BIK dënon çdo akt dhune.

I pyetur nga gazetarët mbi sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, Tërnava është shprehur se BIK dënon sulmin ndaj gazetarit.

“Në Kuran në mënyre decidive shkrun: “Nuk ka dhunë në fe”, dhe nga kjo kuptojmë se Islami lufton çdo formë të dhunës, qoftë ajo dhunë fizike, dhunë psikologjike, verbale, materiale e çfarëdo natyre qoftë ajo”, deklaroi ai në një koherence për media.

Njashtu, Tërnava u pyet edhe në lidhje me simbolet kombëtare me ç’rast ai ka quajtur flamurin një shenjtërim sipas fesë islame.

Myftiu Naim Tërnava në konferencë ka folur edhe për përfundimin e muajit të Ramazanit si dhe faljen e Fitër Bajramit që do të bëhet nesër./PrishtinaPress/

Exit mobile version