Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.
Bashkë me nënkryetarin e Prishitnës, Alban Zogaj, si dhe Aksionarin nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, Milazim Vitija, sot vizituan punimet që po bëhen në Ulpianë.


“Punë si kjo, natyrisht shkakton pengesa dhe vështirësi në komunikacion – andaj duke kërkuar mirëkuptimin e banorëve të zonës, i falenderojmë për bashkëpunimin e treguar me ekipet tona!” shkruajti Osmani në facebook.
Ai madje bëri të ditur se punimet do të përmbyllen brenda disa ditëve.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Vazhdojmë me punimet në zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes në Prishtinë!
Së bashku me Nënkryetarin e Prishtinës Alban Zogaj dhe Aksionarin nga Kuvendi Komunal Prishtinë Milazim Vitija – vizituam punimet në Ulpianë!
Punë si kjo, natyrisht shkakton pengesa dhe vështirësi në komunikacion – andaj duke kërkuar mirëkuptimin e banorëve të zonës, i falenderojmë për bashkëpunimin e treguar me ekipet tona!
Punimet do të përmbyllen brenda pak ditësh!
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!


