1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

”Termokosi” bëhet institucioni i parë që e finalizon Planin e Dekarbonizimit për periudhën 2024-2035

Ngrohtorja e Qytetit Termokos, është bërë institucioni i parë, i cili do ta finalizojë Planin e Dekarbonizimit për periudhën afatmesme 2024-2035 dhe periudhën afatgjatë 2035-2050, ka bërë të ditur kryeshefi Fisnik Osmani.

Osmani ka bërë të ditur se plani i Dekarbonizimit është dokument strategjik për N.P ”Termokos”sh.a i cili mundëson transformimin e ngrohtores së qytetit në ngrohtore Karbon-neutral deri në vitin 2050.

“Ulja e emitimit te gazrave sere si rezultat i ofrimit të shërbimeve të ngrohjes si dhe përfshirja e BRE-ve përmes diversifikimit të burimeve ë energjisë në periudhën 2035-2050 do të jetë fokusi kryesor i Termokos në planin afatgjatë. Në planin afatmesëm Termokos do të realizoj projektin solar4Kosovo dhe dyfishimin kapacitetit të kogjenerimit për të përfshirë sa më shumë lagje të Prishtinës me shërbime të ngrohjes nga Termokos e në të njëjtën kohë duke përgatitur projekte konkrete investive në drejtim te dekarbonizimit të sistemit të ngrohjes. Kjo është një pjesë e përpjekjeve për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit në qytetin e Prishtinës”, ka shkruar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img