4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Termokos” nuk riparon si duhet rrugët që i prishi

Pas përfundimit të punimeve nga “Termokosi”, rruga “Luan Haradinaj”, në qendër të Prishtinës ka mbetur në gjendje hiq të mirë, raporton KTV.

Mosriparimi si duhet pas punimeve në këtë rrugë po shkakton vështirësi për pjesëmarrësit në komunikacion.
Qytetarët ankohen se vazhdimisht punët po mbesin në gjysmë në kryeqytet.
Ata kërkojnë që rruga të riparohet sa më parë, pasi pos problemeve në komunikacion po dëmton edhe automjetet.
“Termokosi” ka pasur obligim që rrugën ta kthejë në gjendje të mirë për qarkullim.
Tani i mbetet Komunës së Prishtinës që sërish ta asfaltojë. Zyrtarët komunalë kanë thënë që një gjë e tillë pritet të ndodhë brenda muajit gusht.
Gjatë muajve të verës “Termokosi”, ka filluar me fazën e dytë të projektit të kogjenerimit, ku përfshihet riparimi i rrjetit ekzistues dhe 50 nënstacioneve të ngrohjes qendrore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img