12.3 C
Pristina
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

spot_img

“Termokos” mbyll zyrtarisht sezonin e ngrohjes – rritje rekord në prodhimin e energjisë termike këtë vit

Termokos” ka njoftuar për përfundimin e sezonit ngrohës 2024/2025, duke e cilësuar këtë sezon si një nga më të suksesshmit në historikun e kompanisë.

Vendimi për ndërprerjen e furnizimit me ngrohje është marrë në përputhje me rregulloret e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe duke u bazuar në kushtet klimatike aktuale.

Gjatë këtij sezoni janë prodhuar 362,520 MWh energji termike, që përbën një rritje prej 10% më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Po ashtu, janë liferuar 307 GWh energji, apo 11% më shumë sesa një vit më parë.

Konsumatorët janë furnizuar me ngrohje për plot 181 ditë, ndërsa mbi 25 mijë familje kanë qenë të kyçura në rrjetin e ngrohjes.

Risi këtë vit ka qenë edhe zbatimi i faturimit sipas shpenzimit real – mbi 12 mijë konsumatorë me pajisje matëse janë faturuar në bazë të konsumit të tyre, si pjesë e përpjekjeve për më shumë transparencë dhe efikasitet energjetik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img