Site icon PrishtinaPress

Termokos: Lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje për shkak të avarisë

Kryeshefi i Termokos, Fisnik Osmani, ka njoftuar se sonte lagja Kalabria do të jetë pa ngrohje, njofton PrishtinaPress.

Ai tha se në orët e pasdites në rrjetin primar që furnizon me ngrohje këtë lagje ka ndodhur një avari, për të cilën ekipi i mirëmbajtjes është duke punuar intensivisht për sanimin e saj.

Ai shtoi se deri në krijimin e kushteve teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të mbetet pa ngrohje.

Exit mobile version