0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Tërmkolli: Puna e parë e Vjosa Osmanit ka qenë përkthyese e Thaçit

Melihate Tërmkolli ka thënë se Vjosa Osmani ka mbajtur qëndrim dashakeqës ndaj LDK-së.

“Nuk ka krisur kiameti për këtë që ka thënë Agim Veliu. Vjosa Osmani për deklarime anti LDK, është nënkryetare e LDK-së dhe për një person që mban pozita të tilla kanë qenë dashakeqëse, në momentin kur ne po flasim se po punohet për shtet”.

“Nuk i është dashur Kosovës, as LDK-së. Veliu ka konstatuar, s’ka akuzuar. Të thuhet përkthyese e Hashim Thaçit nuk është akuzë është konstatim. E kam thënë më parë që puna e parë publike e Osmanit ka qenë përkthyese e Hashim Thaçit dhe atë kohë e Presidentit Fatmir Sejdiu”.

Ajo në Klan Kosova ka thënë se të thuhet kjo për Osmanin është konstatim i gjendjes reale.

“Nëse i shet mend një partie dhe do të tregosh se je më e madhe se Rugova e krejt Kosova, mendoj se reagimet në një farë mënyrë janë të justifikueshme”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img