Melihate Tërmkolli, ish deputetja e LDK-së, ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit po do me falë krejt Kosovën, e jo vetëm një pjesë të saj.
Kështu ka deklaruar Tërmkolli përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se, sipas saj, Kurti tani që është në krye të qeverisë, po e ka shansin ta zbatojë politikën e tij anti-Kosovë, që e ka dëshmuar shumë herët, shkruan lajmi.net.
“Albini, po don me falë krejt Kosovën, jo veç një pjesë të saj! Se ke bërë politika anti-Kosovë e ka dëshmuar shumë herët, por intensivisht, për më se një dekadë. Tani kur është në krye të Qeverisë së Kosovës, po e sheh që “e ka shansin” ta zbatojë atë politikë në praktikë”, ka thënë ndër tjerash Tërmkolli.
Postimi i plotë:
Albini, po don me falë krejt Kosovën, jo veç një pjesë të saj!
Se ke bërë politika anti-Kosovë e ka dëshmuar shumë herët, por intensivisht, për më se një dekadë. Tani kur është në krye të Qeverisë së Kosovës, po e sheh që “e ka shansin” ta zbatojë atë politikë në praktikë.
I ka mashtruar shumë shqiptarë (euforikë!) të Kosovës, për bashkim me Shqipërinë, të cilët tani po i quan “kosovaristë”( me gjuhën e këshilltarëve të tij), derisa erdhi në pushtet dhe vetëm atëherë “e pa” se nuk po lejonte Kushtetuta bashkimin!
Tani kur në tavolinë e ka propozim-modelin për bashkim të sërishëm me Serbinë, jo veç e mbanë fshehtë nga publiku, por as nuk e çelë gojën.
Po pret derisa propozim-modeli të “ngurtësohet” që të mos mund ta lëvizë kush më.
No pasaran Albin! No pasaran!