-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tërmetit tragjik në Turqi, ambasada e Shqipërisë në Ankara: S’ka shqiptarë të lënduar

Ministria e Jashtme me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Turqi në një njoftim të bërë në orët e para të mëngjesit kanë deklaruar se nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën si pasojë e tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri.

“Ndërkohë, bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Do të komunikojmë në vijim për çdo info të përditësuar.”- thuhet në njoftim.

Së fundmi ka reaguar edhe ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka e cila shkruan se Shqipëria është gati të ndihmojë me sa mundet Turqinë në këtë moment të vështirë.

“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi #Turqinë ???????? & #Sirinë ???????? sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë orë të vështirë, ne jemi gati të ndihmojmë #Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan ministrja Xhaçka. /Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img