Një tërmet me magnitudë 4.7 ka lëkundur Shqipërinë të dielën mbrëma.
Disa medie në Greqi kanë raportuar se dridhjet janë ndjerë edhe në qytetet e Follorinës dhe Kastorias.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Klos, 23 kilometra larg Tiranës.
Për dallim nga viti 2019 ku humbën jetën 51 persona, kësaj radhe nuk është raportuar për viktima./Prishtinapress/