Site icon PrishtinaPress

Tërmeti në Turqi, rreth 200 të arrestuar pas shembjes së ndërtesave

Rreth 200 persona janë arrestuar në Turqi, në lidhje me ndërtimin e dobët të ndërtesave të cilat u shemben nga tërmeti shkatërrimtar i datës 6 shkurt.

Ministria e Drejtësisë e Turqisë deklaroi se 626 persona ishin “të dyshuar” pasi ndërtesat u shembën plotësisht ose u dëmtuan rëndë pas tërmeteve. Disa nga të dyshuarit vdiqën në tërmet, ndërsa policia është ende në kërkim të të tjerëve.

Ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag, sipas mediave turke, ka deklaruar dje se provat ishin mbledhur në mijëra ndërtesa.

Sipas raportimeve, më shumë se 5700 ndërtesa në Turqi janë shembur, sipas agjencisë së vendit për fatkeqësitë, janë bërë pyetje në lidhje me integritetin e strukturave në disa zona të rajoneve të prekura.

“Gjëja që godet më së shumti janë lloji i shembjeve. Ajo që ne e quajmë shembja e ‘petullave’ , që është lloji i që ne inxhinierëve nuk na pëlqen ta shohim,” tha Mustafa Erdik, një profesor i inxhinierisë së tërmeteve në Universitetin Bogaziçi në Stamboll.  “Në kolapse të tilla, është e vështirë siç dhe shumë tragjike për të shpëtuar jetë. Kjo e bën shumë të vështirë funksionimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit”, shtoi me tej ai.

Erdik tha gjithashtu se imazhet e shkatërrimit të gjerë dhe mbeturinave tregojnë “se ka cilësi shumë të ndryshueshme të projektimeve dhe ndërtimit”. Ai thotë se lloji i dështimeve strukturore pas një tërmeti janë zakonisht shembje të pjesshme.

“Kolapset totale janë diçka që gjithmonë përpiqeni ta shmangni si në kode ashtu edhe në dizajnin aktual,” shtoi ai.

Nga tërmeti apokaliptik që goditi Turqinë dhe Sirinë më datë 6 shkurt, kanë humbur jetën më shumë se 50 mijë persona./Gazeta Express

Exit mobile version