Një tërmet 4.3 ballë është shënuar mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:30 në zonën në kufirin Shqipëri – Greqi.
Tërmeti është ndier deri në qytetin e Sarandës, ndërsa lëkundjet në fshatrat e Konispolit ishin të fuqishme.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.