3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tërmeti me mbi 630 viktima në Marok, Presidenti i Shqipërisë mesazh ngushëllimi: Zemërthyer nga kjo tragjedi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas tërmetit tragjik në Marok, i cili i ka marrë jetën 632 personave deri më tani.

Kreu i Shtetit i shprehu ngushëllimet familjeve të prekura nga kjo tragjedi.


“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkroi Presidenti Begaj në “X”.

Numri i viktimave pas tërmetit në Marok rritet në mbi 600 vetë(e shtunë në mëngjes) Spitalet në Marakesh kanë njoftuar për “fluks masiv” të të lënduarve.


Tërmeti dëmtoi rëndë qytetin e vjetër Marakesh, një trashëgimi e kulturës botërore të UNESCO-s. Pamjet dhe videot në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shkatërruara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img