Një zjarr i madh ka rënë në portin e Iskenderun në Turqinë jugore, në provincën Hatay në anën e Detit Mesdhe ditën e sotme.
Sipas mediave turke nuk është e qartë se çfarë po digjet, por një shtëllungë e madhe tymi është vërejtur në ajër mbi port, ndërsa imazhet që qarkullonin në rrjetet sociale tregojnë kontejnerë të ndryshëm që digjen.