Site icon PrishtinaPress

Tërmeti godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë prej 4.2 ka ndodhur në Turqi, gjegjësisht në pjesën lindore, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmeti thuhet se ka ndodhur rreth 34 kilometra (lindje-juglindje) të Malatya-s, dhe 19 kilometra në veri të qytetit Sincik.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për të lënduar apo edhe për dëme materiale.

Muaj më parë, një tërmet vdekjeprurës në Turqi në kufirin me Sirinë vra dhjetëra mijëra njerëz.

Exit mobile version