Një tërmet me magnitudë 2.4 ballë ka goditur sot Kroacinë dhe epiqendra ka qenë 28 kilometra në juglindje të qytetit të Rijekës.
Siç konfirmohet nga Instituti Sizmologjik Europian-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur në orën 15:21 në një thellësi prej një kilometër.
Qytetarë të shumtë nga zona e Kvarnerit raportuan se lëkundjet u ndjenë:
“Është ndjerë një gjëmim i fortë, është dridhur pak”, njoftojnë qytetarët pranë Bashkës. “U ndje diçka si bubullima,” raportuan të tjerë pranë Bashkës në jug të Kërkes. “Jam në një shtëpi të vjetër, u hodha nga shtrati”, pohojnë përdoruesit e rrjeteve sociale.
Deri më tani nuk raportohet për dëme të mundshme materiale, ndërsa dëshmitarët kanë konfirmuar se tërmetin e kanë ndjerë 30 kilometra larg.
EMSC thekson se ky është tërmeti i tretë në Kroaci në 49 orët e fundit.