Pas lëkundjeve të forta të tërmetit që goditi vendin, kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë rret mesnatës. Një gjë e tillë konfirmohet nga burime pranë ekzekutivit.
“Mbledhja do të zhvillohet në mesnatë, sapo kryeministri të mbërrijë në Tiranë” – saktësuan burimet e Mapo.al.
Kujtojmë që më herët kreu i qeverisë anuloi vizitën në SHBA ku do të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, menjëherë pasi vendi u godit nga tërmeti 5.8 ballë.