2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tërmet shkatërrues në Ekuador dhe Peru, të paktën 15 të vdekur

Një tërmet i fortë tronditi Ekuadorin jugor dhe Perunë veriore, duke vrarë të paktën 15 njerëz dhe duke bllokuar të tjerë nën rrënoja.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi një tërmet me magnitudë rreth 6.8 ballë në rajonin bregdetar Guayas të vendit.

Presidenti ekuadorian, Guillermo Lasso, tha se tërmeti kishte “gjeneruar alarm në popullatë” dhe ai kërkoi që njerëzit të ruanin qetësinë.

12 persona humbën jetën në shtetin bregdetar të El Oro dhe dy në shtetin malor të Azuay. Autoritetet raportuan se të paktën 126 persona u plagosën.

Ekuadori është i prirur ndaj tërmeteve. Në vitin 2016, një tërmet në një zonë më pak të populluar të vendit vrau më shumë se 600 njerëz.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img