Një tërmet prej 4.0 shkallë të Rihterit ka goditur para pak minutash Serbinë.
Sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 43 kilometra larg Mitrovicës dhe 13 kilometra larg Novi Pazarit.
Thellësia e të njëjtit ka qenë 2 kilometra.
