Një tërmet është regjistruar në orët e hershme të së mërkurës në Maqedoninë e Veriut.
Tërmeti ndodhi në rrethinën e Shtipit, 74 kilometra në jug-lindje të Shkupit.
Fuqia e lëkundjes së tokës raportohet se ishte 2.3 shkallë të Rihterit.
Sipas Alsat-M, kjo është hera e pestë në dy javët e fundit që ka tërmet në zonën e Shtipit./PrishtinaPress/