Në kufi me Kosovën sonte ka ndodhur një termet.
Termeti me magnitudë 2.7 shkallë ka ndodhur sonte rreth orës 20:27 minuta, raporton Indeksonline.
Epiqendra e tij ishte në Serbi, afër kufirit me Kosovën.
Siç shihet edhe në këtë fotografi, distanca me Kosovën ka qenë 71 kilometra, me Leposaviqin 61 km, ndërsa 7 km me Serbinë.
Duhet përkujtuar që Kosova ka pasur disa raste kur është prekur nga tërmetet ndër vite, por ndër tërmetet që pati shkaktuar më së shumti dëme ishte në vitin 2004./Indeksonline/