Turqia po goditet vazhdimisht nga dridhje të tokës.
Një e tillë u regjistruar në orët e para të së hënës, ku sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), dridhjet kishin 4.0 shkallë të Rihterit.
Sipas EMSC-së, dridhjet e tokës u regjistruan 53 kilometra pranë qytetit Kahramanmaras.
S’është bërë e ditur nëse janë regjistruar dëme. Turqia ende po i vuan pasojat e tërmetit shkatërrues që ka ndodhur më 6 shkurt të 2023-s.
Aty humbën jetën mijëra qytetarë./PrishtinaPress/