Site icon PrishtinaPress

Tërmet i fuqishëm në Kroaci

Një tërmet gjatë mëngjesit të sotëm ka goditur qytetin e Zagrebit të Kroacisë,

Zagrebi me rrethinë u goditën nga të paktën dy tërmete me magnitudë prej 5.0 gradë të Rihterit në orët e para të mëngjesit.

Siç raportojnë mediat kroate, epiqendra e  tërmetit ishte 16 kilometra në veri të Zagrebit dhe pesë kilometra në juglindje të Oroslavjes, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare, përcjell Telegrafi.

Ende nuk raportohet për viktima.

Qeveria Kroate nëpërmjet një postimi në Twitter u bëri thirrje qytetarëve që të “qëndrojnë të qetë” dhe “të mbajnë distancat sociale”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të qytetit të Zagrebit të cilët dolën pas tërmetit, MBAJENI DISTANCEN! Ne e dimë se jeni të shqetësuar, por mbani në mend situatën në të cilën gjendemi të gjithë. Ndiqni udhëzimet e shërbimeve të qytetit dhe institucioneve përkatëse, por para së gjithash, edhe një herë, MBAJENI DISTANCEN TUAJ! ”

Sipas mediave dhe fotove në internet  tvrmeti ka rrënuar një pjesë të njërës prej dy kullave të Katedrales së Zgrebit.

Exit mobile version