Site icon PrishtinaPress

Tërmet i fuqishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndjehet në disa qytete

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën mbrëmjen e sotme.

EMSC raporton se epiqendra ishte afër Zenicës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter.

Sipas qytetarëve, tërmeti është ndjerë edhe në qytete tjera.

https://x.com/LastQuake/status/1741198509926179225?s=20

Një tërmet me magnitudë 5 deri në 5.9 ballë sipas shkallës Rihter konsiderohet mjaft i fuqishëm. Ai shkakton dëme në ndërtesat më të dobëta në rajonet rurale, dhe dëmtime të vogla janë gjithashtu të mundshme në ndërtesat moderne.

Exit mobile version