Një tërmet me magnitudë 5.6 është regjistruar këtë të mërkurë në provincën e La Rioja të Argjentinës, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare.
Sipas të njëjtit burim, tërmeti ka pasur një thellësi prej 127 kilometrash.
Informacioni i parë nga Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) raporton epiqendrën e tërmetit, i cili është ndjerë edhe në Kili, në 79 km. nga Villa San José, në rajonin Vinchina të provincës La Rioha.