Site icon PrishtinaPress

Tërmet i fortë në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 është regjistruar pasditen e sotme në provincën Malatya në Turqinë lindore.

Thellësia e tërmetit ishte 13.93 km, si pasojë e të cilit është ndjerë edhe në prefekturat fqinje.

Banorët e shqetësuar dolën të gjithë në rrugë, ndërsa media vendase kanë risjellë në vëmendje faktin se Malatya u prek rëndë dhe pësoi dëme serioze nga dy tërmetet e forta të një viti më parë.

Përkatësisht në datën 6 shkurt 2023, me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në Kahramanmaras.

Exit mobile version