Site icon PrishtinaPress

Tërmet i fortë në Itali, epiqendra në det dhe vetëm 6 km nga bregu

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në provincën e Katanias në Itali. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti ndodhi në orën 14:06 të ditës së sotme. Lëkundjet sizmike u ndjenë në Katania dhe provincën e saj, por edhe në zonën e Sirakuzës.

Epiqendra e tërmeti ishte në det, rreth 6 kilometra nga bregu i Jonit dhe në një thellësi prej rreth 20 km. Njerëzit u derdhën në rrugë, ndërsa në Katania, disa qendra tregtare dhe shkolla janë evakuuar si masë paraprake.

Sipas sizmiologut italian Raffaele Azzaro, kjo është një magnitudë e ulët për një tërmet me natyrë tektonike. Goditja u ndje në të gjithë Siçilinë lindore dhe në brendësi deri në Caltagirone për shkak të thellësisë dhe afërsisë me bregun e epiqendrës. Për momentin sipas asaj që mësohet nuk ka raportime për dëme.

“Është një ngjarje me natyrë tektonike që ka shumë të ngjarë të lidhet me sistemin e thyer të gjatë që shtrihet nga qendra e detit Jon drejt Siçilisë në zonën e Etna dhe Aci Castello”, shton Azzaro./A2CNN

 

Exit mobile version