Një tërmet 5.1 ballë ka goditur një ishull afër Athinës mëngjesin e së premtes, por nuk raportohet për të lënduar apo dëme serioze.
Tërmeti ndodhi në ishullin Evia, rreth 90km nga Athina dhe u ndje në kryeqytetin grek.
Autoritetet kanë këshilluar banorët që t’u shmangen ndërtesave të vjetra dhe rrugëve ku ka pasur rrëshqitje të gurëve në të kaluarën.
Instituti Gjeodinamik i Athinës ka thënë se tërmeti u pasua me pasgoditje të tjera më të vogla.