Site icon PrishtinaPress

“Tërhoqe gjithë vëmendjen” Modeli shkarkohet nga puna në Met Gala dhe faji është i Kylie Jenner

Një model italian pretendon se u pushua nga Met Gala 2024 pasi la në hije Kylie Jenner në ceremoninë e vitit të kaluar.

Eugenio Casnighi në një postim në TikTok ka njoftuar se nuk do të punojë më në eventin e modës, i cili do të zhvillohet sot në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. Shkak është bërë fakti se ai gjendej pas çdo fotoje të Kylie Jenner.

“Unë u pushova nga puna për shkak se u bëra viral vitin e kaluar”, tha ai.

Duke shpjeguar rolin e tij të mëparshëm, Casnighi shtoi: “Vitin e kaluar, më thanë se do të  isha me Kylie Jenner gjithë natën dhe do ta ndihmoja me çdo gjë që ajo kishte nevojë.”

Arsyeja e pushimit nga puna sipas tij është absurde.

‘Ti tërhoqe gjithë vëmendjen dhe i bëre të gjitha për veten, kështu që nuk mund ttë punosh më atje. Na vjen keq’”, ka treguar Eugenio Casnighi, sipas së cilit është e-mail i ardhur nga organizatorët e Eugenio Casnighi

Exit mobile version