11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Tërhiqet Vuçiq, niset drejt Tiranës: Do të ishte në dëm të Serbisë nëse nuk shkoj në samit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vendosur që të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet nesër në Tiranë. Ai është nisur drejt kryeqytetit shqiptar pasi ka biseduar me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, kryeministren Ana Brnabiq, ministrin Millosh Vuçeviq dhe presidentë e kryeministra të disa vendeve. 

“Për mua është shumë e vështirë të kuptoj gjuhën e të dy palëve, nuk kemi bërë asgjë, po mundohemi të ruajmë jetën e njerëzve tanë, ka shkaktuar zemërim, inat dhe mllef, por përfundimi është si më poshtë. Nuk jam i sigurt, por sigurisht që do të ketë disa përfitime nga prania ime në Tiranë dhe nëse nuk do të shkoja mund të mos kishte asnjë përfitim, por do të kishte dëm të madh për vendin tonë”, tha Vuçiq raportojnë mediet serbe.

“Pavarësisht se tema është Ballkani Perëndimor dhe se 20 prej tyre do të flasin në mënyrë joadekuate për sanksionet ndaj Federatës Ruse dhe problemin e Kosovës, ndoshta kolegët e mi kanë të drejtë kur thonë se do të dëgjojnë së paku një përgjigje”, shtoi Vuçiq.

Disa ditë më parë Vuçiq ka thënë se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë për shkak të emërimit të Nenad Rashiqit si ministër i Kosovës. Sot ai ka shpjeguar se ka reaguar emocionalisht në atë moment.

Teksa u përgjigj lidhur me deklaratën e presidentit të Serbisë Kryeministri Edi Rama tha dje në një komunikim me mediat në rrjetet sociale, se Serbia do të jetë pjesë e samitit.

“Nuk emocionohem nga deklarata të politikanëve vendas apo të huaj që bëhen për qëllime të tyre politike. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, këtë ua them me bindje. E kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img