1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Tërhiqet Enver Hoxhaj nuk kandidon për kryetar të PDK-së

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vendosur që të mos kandidojë për kryetar të partisë. Qëndrimin e tij Hoxhaj e bëri të ditur përmes një konference për media.

Ai tha se nuk po ik nga përgjegjësia, por se mendon që ky vendim i tij do t’i kontribuojë unitetit në parti.

“Unë nuk jam kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo nuk është ikje nga përgjegjësia, nuk është ikje nga detyra, nuk është ikje nga puna”, tha Hoxhaj.

Ai nuk tregoi nëse do të ketë kandidatë të tjerë në garë me Memli Krasniqin për pozitën e kryetarit të PDK-së.

“Gjenerata e re mund ta bëjë ndryshimin në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa detyra jonë është që ta mbështesim lidershipin e ri”, tha Hoxhaj, ndërsa shtoi se do ta mbështes lidershipin që del nga Konventa e 3 korrikut.

Ai nuk deshi të komentojë kandidaturën e anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa tha se është koha që PDK-ja të ristrikuturohet.

Konventa e Përgjithshme e PDK-së mbahet të shtunën. Aty pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë dhe strukturat e reja të larta udhëheqëse.

Memli Krasniqi deri tani është kandidati i vetëm për kryetar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img