Pas dy ditësh paqartësi, Barcelona më në fund ka vendosur që të mos e përfshijë Neymarin në derbin më të madh botëror kundër Real Madridit – El Clasico.
Klubi katalunas kishte apeluar ndaj suspendimit të brazilianit (për tri ndeshje) në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (TAD), duke shpresuar për një zgjidhje në favor të Blaugranëve.
TAD kishte caktuar të mbante një takim të jashtëzakonshëm të shtunën, i cili kishte dështuar, ashtu që suspendimi mbetet në fuqi.
Për më shumë, ditë më parë ishte lëshuar edhe një komunikatë duke ia bërë të qartë Barcelonës se do të ndëshkohet nëse Neymar luante në Santiago Bernabeu.
Edhe pse zëvendëspresidenti i Barcës, Jordi Mestre, të shtunën kishte thënë se braziliani do të udhëtonte në Madrid, sot (e diel) klubi ka ardhur me një njoftim zyrtar se Neymar nuk do të jetë në skuadër, duke qenë se nuk duan të rrezikojnë.
Barcelona udhëton në kryeqytetin spanjoll me tri pikë prapa Realit (që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe me fitore eventuale do të ngjitej në krye.
[ÚLTIMA HORA] Comunicat sobre Neymar #FCBLive pic.twitter.com/8Pmcyuu780
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) April 23, 2017