Katër pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët ka katër ditë që kishin mbetur të bllokuar mes dy barrikadave në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, janë zhbllokuar dhe janë vendosur në stacionin policor të Leposaviqit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave, konfirmohet se kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.
“Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, ka deklaruar Kelani./Prishtinapress/