-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tërheqja nga marrëveshja e grurit, Borrell: Rusia po shkakton një krizë globale ushqimore

Rusia mban përgjegjësinë për krizën më të madhe globale ushqimore që pritet të ndodhë, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, disa ditë pasi Kremlini njoftoi se po tërhiqej nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia  që lejonte eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.

“Ajo që dimë tashmë është se kjo do të shkaktojë një krizë të madhe ushqimore në mbarë botën,” u tha Borrell gazetarëve teksa iu drejtua këshillit të punëve të jashtme.

Borrell gjithashtu pretendoi se ushtria ruse po synon qëllimisht objektet e magazinimit të grurit në Odessa, gjë që do të përkeqësojë më tej krizën ushqimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img