Avokatët Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale.
Lidhur me këtë, dhe udhëzimin administrativ për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar nga Gjykata Speciale, për Paparacin ka folur Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behgjet Shala.
Në prononcim, Shala është shprehur se udhëzimi administrativ që i është nënshtruar vullnetit të kryeministrit dhe ministres së Drejtësisë, Haxhiu, para se të meer formën e prerë për t’u ndryshuar, duhet të kalojë në diskutim publik.
“Ky udhëzim më shumë ka të bëjë me persona që akuzohen për pengim të drejtësisë se me rastin e z.Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi. Megjithatë , në një mënyrë edhe ndërlidhet për faktin se thuaja të gjithë të dyshuarit për pengim të drejtësisë ndërlidhen me udhëheqësit e UÇK dhe bartës të posteve më të larta institucionale dhe shtetërore e që tani po gjykohen në Hagë”, është shprehur Shala.
Tutje, ai ka shtuar se gjykimi në Hagë është shumë i ndërlikuar dhe do të zgjasë shumë gjë për të cilën nevojitet mbrojtje jashtëzakonisht cilësore
“Ekipi mbrojtës nuk përbëhet vetëm prej avokatëve por prej ekspertëve të fushave të ndryshme në veçanti ata për të drejtat e njeriut”, ka shtuar ai.
Shala u shpreh se për KMDLNj është shqetësues fakti i promovimit të një disponimi kundër shtetasve të Kosovës që tani, ose janë gjykuar, ose po gjykohen ose do te gjykohen në të ardhmën në kuptimin e pamundësimit të një mbrojtjeje efektive. Fillimisht ishte kundërshtuar Ligji , pastaj kishte ankesa për shuma të larta për mbrojtje dhe , së fundi MD disa herë ka dalë me propozim për reduktim të shpenzimeve e që mbështetet te një pjesë e shoqërisë civile, mbrojtës kujdestarë të taksave ndonëse asnjëherë nuk kanë reaguar që kjo qeveri”, është shprehur ai.
Më tej, Shala u shpreh se nga këto taksa janë paguar 120 milionë euro për serbët në veri që nuk kanë paguar rrymën, kurse MD po deklaron se deri tani janë ndarë vetëm 26 milionë euro për mbrojtje të të akuzuarve dhe familjet e tyre, në kohën kur Kroacia kishte paguar 33 milionë euro për mbrojtje të gjeneralit Ante Gotovina.
Tash , krahasoni numrin e shtetasve të Kosovës që janë në Hagë , kohëzgjatjen me rastin Gotovina dhe drl se shuma është shumë më e ulët. Çdo përpjekje që përmes ndryshimeve jotransparente ka për qëllim pakësimin apo pamundësimin e mbrojtjes përveç se është shkelhe e të drejtave të njeriut , në të njëjtën kohë është shkelje e parimit të prezumimit të pafajësisë. Sipas ligjit në fuqi , të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit gëzojnë mbrojtje juridike deri në plotfuqishmërinë e vendimit gjyqësor”, ka shtuar në fund Behgjet Shala.