0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tërheqja! A do ta kishte shpëtuar Kosovën nga dështimi në INTERPOL, flasin analistët

Kosova ka dështuar sot që të bëhet anëtare e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

Në të dyja raundet e votimeve Kosova nuk arriti që të mbledh votat e mjaftueshme për anëtarësim në INTERPOL.

Por a është dashur Kosova që të tërhiqej, në rast se para se të hyjnë në votim është ditur që nuk do të ketë vota të mjaftueshme, analistët vlerësojnë se edhe po të tërhiqje, prapë ky proces do të shihej si dështim.

Mos pranimin e Kosovës në INTERPOL, ata e kanë quajtur dështim të radhës së diplomacisë kosovare, që sipas tyre po përsëritet disa herë.

Analisti Ramush Tahiri, në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se të gjitha shtetet i kanë bërë publike qëndrimet e tyre edhe vërejtjet që i bëjnë karshi Kosovës, për të cilin thotë se, Kosova ndoshta nuk ka dashur që t’i shoh, sepse sipas tij, secilin qëndrim e kanë ditur.

Ai e ka quajtur dëshpëruese dështimin e Kosovës në INTERPOL, për të cilën e ka fajësuar spektrin polikë në vend.

“E para politika ka filluar që të fryhet dhe vetëlavdohet para se të shkojë në INTERPOL, njerëzit e politikës dhe skenës kanë folur për një sukses të madh të Kosovës dhe një vetëlavdim për vete dhe për punën e tyre. E dyta përshtypja ime është se udhëheqësit e Kosovës nuk dinë ose nuk donë që të komunikojnë me shtetet në mënyrë individuale, duket që kanë vetëm komunikime formale dhe nuk i kanë përmbajtjesore. Me këtë bazë kurrfarë arsyetimi nuk do të ishte, se a i kanë ditur apo si kanë ditur qëndrimet e shteteve, sepse të gjitha shtetet janë serioze në qëndrimet e tyre politike. Të gjitha i kanë publike qëndrimet edhe vërejtjet që i bëjnë karshi Kosovës, por edhe karshi INTERPOL-it edhe mekanizmave veprues, pra Kosova vetëm nëse nuk ka dashur që ti shoh, sepse secilin qëndrim e ka ditur”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu ka thënë se më këtë garniturë politike, ne, jo vetëm që do të kemi dështim në INTERPOL, por edhe në organizata tjera ndërkombëtare.

“Është dëshpëruese që një numër kaq i vogël i votave pro, dhe është akoma ma dëshpëruese nëse thuhet se edhe shtetet tjera që na kanë përkrahur nuk kanë mundur të bëjnë më shumë, sepse në INTERPOL secili shtet është i pavarura dhe askush nuk garanton për njeri – tjetrin, sepse më mirë se Kosova askush tjetër nuk dinë që ta arsyetoj pse ka nevojë që të anëtarësohet në INTERPOL dhe pse ka nevojë INTERPOL-i prej Kosovës. Mirëpo më këtë garniturë politike, ne, jo vetëm që do të kemi dështim në INTERPOL, por edhe ku do tjetër që Kosova anëtarësohet në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu ka thënë se dështimin e Kosovës në INTERPOL nuk e sheh si sukses të Serbisë, pasi sipas tij Serbia nuk ka ndonjë përfitim.

“Këtë nuk  kisha pa si sukses të Serbisë, sepse Serbia nuk e ka ndonjë përfitim, por thjeshtë si dështim i Kosovës, si mosarritje të plasimit të argumenteve, këta nuk i din argumentet pse Kosova duhet me u anëtarësu në organizata ndërkombëtare dhe çfarë dobie ka INTERPOL-i nga ky anëtarësim dhe nga puna e Policisë së Kosovës”, ka  thënë Tahiri.

Ndërsa, analisti, Arton Demhasaj ka thënë për lajmi.net, se në rast se pak para se të hyjnë në votim është ditur që nuk do të ketë vota të mjaftueshme ndoshta strategjia më e mirë që Kosova të mos dështojë ka qenë që të tërheqje komplet nga procesi i votimit, por siç thotë ai, edhe tërheqja nga procesi i votimit do të konsiderohej dështim sepse do të dihej që nuk ka vota të mjaftueshme.

“ Procesi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është një çështje që përfundon shumë shpejt. Gjatë kësaj kohë është dashur që të lobohej, që t’i bindin vendet që janë skeptike që të votojnë për Kosovën. Në rast se pak para se të hyjnë në votim është ditur që nuk do të ketë vota të mjaftueshme ndoshta strategjia më e mirë, që të mos dështojmë, ka qenë që të tërheqje komplet nga procesi i votimit, por në një farë mënyre edhe tërheqja nga procesi i votimit do të konsiderohej dështim, sepse ish ditë që nuk ka vota të mjaftueshme. Kështu që si të tërheqje si mos të tërheqje në momentin që ka aplikuar dhe është future në këtë proces dhe nuk ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme, e gjithë kjo mund të konsiderohej dështim i radhës i diplomacisë kosovarë, që disa here po përsëritet skenari i njëjtë”, ka thënë Demhasaj.

Sipas tij, lotimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, ka qenë më i fortë karshi atij të Kosovës, pasi siç thotë ai, Serbia ka marrëdhënie shumë më të mira me plotë vende që Kosova akoma nuk ka arritur as të sigurojë njohjen.

“Lobimi nuk është që ka qenë i vogël në këtë aspekt, për shkak që ka qenë prioriteti anëtarësimi në INTERPOL. Por që siç duket lobimi i shtetit serb, që në këtë rast është kundër anëtarësimit të Kosovës ka qenë shumë më i fort, duke marrë parasysh që Serbia si një vend që ka trashëguar edhe nga Jugosllavia, ka marrëdhënie shumë më të mira me plotë vende që Kosova akoma nuk ka arritur as të sigurojë njohjen, as të themi me lobu në ato vende. Ka qenë në një pozitë shumë më të favorshme, edhe thjeshtë Serbia po vazhdon që ta bllokojë Kosovën”, ka thënë Demhasaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img