0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Terapia me thumbin e bletëve

Terapia me anë të thumbit të bletëve, e njohur ndryshe si “apiterapia”, është një ndër prej trajtimet më të përdorura në mjekësinë alternative. Ajo përdor polenin, helmin e bletëve, pelten mbretërore dhe mjaltin për të kuruar disa sëmundje.
Pavarësisht se pickimi i bletëve është një proces shumë i dhimbshëm, përfitimet e tij janë thuajse magjike. Ky pickim ka shumë veti shëruese dhe ndihmon në përmirësimin ose zhdukjen e sëmundjeve kronike dhe autoimune, si:

• Sklerozën e shumëfishtë
• Alergjitë

• Artritin
• Disa probleme kardiovaskulare si aritmia
• Tensionin e lartë të gjakut
• Hipogliceminë
• Variçet
• Çrregullimet në ciklin menstrual

Apiterapia kryhet duke përdorur bletë të gjalla të cilat lëshojnë thumbin e tyre në pjesë të caktuara të trupit. Personi që ka marrë përsipër të kryejë procedurën duhet ta dijë me saktësi se ku duhet të lëshohet thumbi. Koha më efikase për helmin e bletës është në përfundim të pranverës dhe fillimit të vjeshtës. Kjo sepse gjatë kësaj kohe bletët kanë mundësi të mbledhin më shumë polen dhe kjo i lejon ato të prodhojnë një helm më të fuqishëm se zakonisht. Helmi i thumbit të bletës ka shumë substanca aktive, si proteina, aminoacide dhe enzima. Gjithashtu përmban elemente që luftojnë inflamacionin dhe dhimbjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img