Barcelona ka pësuar humbje në udhëtim tek Celta Vigo me rezultat 4-3.
Por humbja e kampionëve të Spanjës erdhi pas gabimeve të mbrojtjes si dhe portierit gjerman Marc Andre Ter Stegen.
Gjermani ka fajësuar vetën duke thënë se ishte gabimi i tij për humbjen ndaj Celta Vigos.
“Është faji im, unë jam i keq. Po të mos kisha bërë këtë gabim, mund të kishim fituar”, deklaroi portieri gjerman pas ndeshjes.
Tutje ish-anëtari i Borussia Moenchegladbach ka thënë se pas këtij gabimi nuk do ta ndryshojë lojën e tij.
“Edhe pse kjo ka ndodhur, nuk do të ndryshojë loja ime. Kjo më ka ndodhur vetëm një here në karrierë”, deklaroi numri një i portës së Barcelonës.
Mbetet të shihet nëse Luis Enrique do të vazhdoi t’i besoi ende Ter Stegenit apo do ta provojë portierin e ri të katalunasve Jasper Cillessen.
https://youtu.be/pblph2q2YGI