13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Teoria e re: Krimea për Kosovën e pavarur, marrëveshja Putin-Trump?

Takimi historik midis Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit mund të jetë një shans i madh për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu të paktën raportojnë shumë media serbe, duke u thirrur në burimet e veta diplomatike.

Serbët kanë filluar të shpikin edhe teori të ndryshme se cila mund të jetë marrëveshja mes presidentit rus dhe atij amerikan.

Analistët serbë e lënë të hapur mundësinë që aneksimi i Krimesë nga Rusia për Kosovën e pavarur, do të ishte zgjidhje e mundshme që do të arrihet nga dy presidentët.

I NGJAJSHËM

GJILANI SHËNON 242-VJETORIN E PAVARËSISË SË SHBA’VE

Dragomir Andjelkoviq, analist thotë për Telegrafin serb se presidenti rus nuk do të shantazhohet nga homologu i tij amerikan, transmeton lajmi.net.

“Për Amerikën, Ukraina është temë me rëndësi. Ndoshta tema e Kosovës do të përmendet në takim, dhe Rusia do të pajtohet për kompromis. Ultimatumi në formën se ‘Krimea në këmbim të Kosovës së pavarur’, është diçka që mund të jetë si temë”, tha analisti serb.

Ai shtoi se kjo do të ishte poshtëruese nëse Rusia e pranon një gjë të tillë.

Kurse Amerika vazhdon të jetë faktor i rëndësishëm për të zgjidhur nyjën e Kosovës, pasi ata kanë një ndikim të madh te shqiptarët.

Kurse profesori në Fakultetin e Shkencave Politike në Serbi, Milan Krstiq thotë se Amerika dhe Rusia kanë palët e preferuara, por ata kanë interesa edhe më të gjera.

“Marrëveshja mes Putinit dhe Trumpit nuk do të ishte e mundur pa pëlqimin e vetë palëve në këtë raport, duke marrë parasysh BE-në dhe OKB-në që janë të angazhuara në dialog”, thotë Krstiq.

Kurse sipas njohësit tjetër të rrethanave politike në Serbi, Branko Radun spekulimet se Rusia do ta pranojë Kosovën e pavarur, po bëhen për të prishur raportet ruso-serbe.

“Trump kurrë nuk do ta njohë Krimenë si të Rusisë. As tema e Kosovës nuk do të jetë në Helsiniki, dhe nuk do t’i ofrohet asgjë presidentit rus”, deklaroi analisti Rudan.

Ndryshe zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është paraprë të bëhet deri në fillimin e vitit 2019.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img