Të premten rreth orës 11:45 në fshatin Zhub janë ndaluar tre vetë pasi të njëjtit kanë tentuar t’i kontrabandojnë 7 krerë viça në drejtim të Shqipërisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i dorëzohet doganës për trajtim të mëtutjeshëm.
“Fsh. Zhub 05.01.2024 – 11:45. Nga njësiti policor janë ndalur tre të dyshuar meshkuj (një kosovar dhe dy shtetas të Shqipërisë), pasi që të njëjtit me një kamionetë kanë tentuar që të kontrabandojnë 7 krerë viça në drejtim të Shqipërisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti i kompletuar i dorëzohet doganës për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.