Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar një rast të kontrabandës ditën e sotme.
Sipas një njoftimi, sot në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB.
Tutje thuhet se USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar, dhe rasti po hetohet.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB.
USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar, dhe rasti po hetohet.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve.