2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tentoi t’i ndante shokët që po fjaloseshin, plagoset një person

Një person është plagosur dje në Prishtinë pasi ka tentuar t’i ndajë shokët që ishin duke u fjalosur me disa persona tjerë.

Ai dyshohet se është plagosur nga njëri prej personave të përfshirë. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin duke u fjalosur me disa persona të tjerë, mirëpo njëri nga të dyshuarit (i panjohur) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë“, thuhet në njoftim.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img