Në vazhdën e aktiviteteve të përditshme për parandalimin e kontrabandës, Policia e Kosovës, gjatë patrullimit në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kanë vërejtur një kombi Mercedes të tipit Sprinter, ngjyrë e bardhë me targa serbe, që dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufiri.
Patrulla policore ka tentuar ta ndalë, duke ndezur rotacionin dhe dritën vezulluese, por i njëjti nuk është ndalur dhe ka tentuar t’i ikë Policisë.
Pas veprimeve aktive operacionale, Policia ka arritur që në hyrje të Leposaviqit ta ndaloj automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit është identifikuar edhe ngasësi i automjetit i dyshuari mashkull serb, me iniciale R.K. (1973).
Gjatë realizimit të kontrollimit është konstatuar se në automjet (kombi) transportoheshin mbi 3700 kilogramë mish të ndryshëm, në vlerë mbi 20 mijë euro dhe nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit .
Automjeti është përcjellë dhe iu është dorëzuar autoriteteve kufitare në Leposaviq për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.