Site icon PrishtinaPress

Tentoi të vriste një person në bashkëpunim me tre të tjerë, arrestohet 27-vjeçari në Korçë

Është arrestuar një 27-vjeçar i cili ishte në kërkim për bashkëpunim me katër persona të tjerë që tentuan të vrisnin një person.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka përkrahur 27-vjeçarin dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion.

“Policia po punon për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version