-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tentoi të lidhej me Dean, por Amos paska patur “diçka” jashtë para se të futej në BBV

Ish-banori i “Big Brother Vip”, Amos Zaharia, vijon të jetë aktiv me intervisa të ndryshme. Në një paraqitje të fundit, aktori ka folur sërish rreth eksperiencës së tij në format, veçanërisht për marrëdhënien e tij me Dea Mishel.

“Po tani gjërat sikur kanë ndryshuar pak dhe ju jeni të dijenishëm. Unë di vetëm të them këtë gjë, që brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë që të gjeja komunikimin me shumë nga banorët. Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar dhe mbase kjo nuk ka shërbyer për mirë. Por me Dean u krijua ndjesia që marrëdhënia mund të ishte multi dimensionale. Ishte një raport që i krijonte kushtet që të ndërtohej diçka më shumë. Me Dean, nuk kemi si ndahemi kur nuk jemi lidhur”– ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka rrëfyer se ka qenë në një lidhje, ‘open relationship (marrëdhënie të hapur)’, kur u fut në “Big Brother Vip.”

 

“Unë kisha diçka që nuk kishte emër jashtë, ishte pak a shumë si një open relationship, diçka që nuk ishte e konsoliduar. Përpara se unë të futesha aty brenda i thashë vajzës që edhe nëse fillon dhe ndodh një romancë ti përgatitu. Ajo ishte e përgatitur kur unë u futa brenda. Tani nuk dua të flas dhe nuk dua të shprehem. E kam thënë dhe më parë më duket, Dea të tjera gjëra thoshte por ndjesia që ishte, mënyra se si e shikonim njëri-tjetrin, sado flirtues të jesh ti nuk mund të flirtosh me shoqet e tua. Unë se kuptova në fakt këtë çështjen e flirtit shoqëror. Unë them është e pamundur sepse unë nuk flirtoj me shoqet e mia. Këtë anë unë nuk e kuptova. Nuk di çfarë të them”-ka deklaruar Amosi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img